Transmetuar më 30-05-2020, 23:08

Një ngjarje shokuese u bë publike ditën e sotme ku një 65-vjeçar në Tiranë, kishte abuzuar seksualisht me një të mitur dhe e kishte filmuar atë.

65-vjeçari i arrestuar është Abaz Doku. Në dëshminë e tij para efektivëve, ai nuk e ka pranuar që e kishte përdhunuar të miturën.

“Vetëm e kam prekur në vende intime, pasi ajo më afrohej vetë“, mësohet të jetë shprehur i moshuari.

Sipas të miturës ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera. Nisur nga kjo dëshmi, policia po heton nëse i moshuari ka abuzuar me vajza të tjera në shkollë apo në zonë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit, çelësat e të cilës i mbante 65 vjeçari.

Mësohet se ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës.