Video me të miturën e abuzuar në Tiranë u shpërnda në rrjet, komentet ishin “jepini”! Çfarë shqiptarësh jemi?
Transmetuar më 31-05-2020, 21:44

Në rrjetet sociale, për ditë të tëra, video e shëmtuar me abuzimin seksual të të miturës në Tiranë, jo vetëm ka qarkulluar lirisht, por komentuesit e shumtë e kanë parë dhe madje i kanë nxitur ara që hodhën videon që të vazhdojnë kështu!

Zanafilla e historisë së shëmtuar ka nisur prej disa muajsh, kur burri 65 vjeçar, Abaz Doku, roje i shkollës në periferi të Tiranës, pasi kishte dhunuar seksualisht vajzën 15 vjeçare, vijonte ta kërcënonte atë me filmimin e një video intime që kishte kryer me të.

Këtë video 65 vjeçari ia kishte kaluar edhe tre personave të tjerë, ndër ta një i ri dhe dy adoleshentë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin nën kërcënimin e publikimit të kësaj videoje abuzonin seksualisht me të miturën.

Video u shpërnda gjatë muajit maj në rrjetet sociale, i thanë NOA-s, burime nga grupi hetimor. U morën masa për të bërë të mundur mbylljen dhe fshirjen tërësisht të videos kërcënuese.

Por kjo nuk ishte aq e thjeshtë. Rrjeti njoftoi që kjo video po shpërndahej edhe nga persona të tjerë, pasi profili që tregonte videon intime kërcënuese në fjalë kishte ndjekës të shumtë që jo vetëm nuk e denonconin por edhe komentonin që dhuna seksuale ndaj vajzës të vazhdonte.

Komentuesit shqiptarë e shihnin aktin e shëmtuar si gjë normale dhe nxitnin përdhunuesit të vazhdonin kështu!

Çfarë bëri policia e Tiranës

Specialistët për Hetimin e Krimit të Drejtorisë  Vendore të Policisë Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

U bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit Abaz Doku. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur. Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.

Loading...