Babai seks me dhunë me të miturën në Tiranë dhe video me të, flet djali: E dënoj, jam konfrontuar
Transmetuar më 01-06-2020, 10:18

Flet për mediat, djali i ish-rojës së shkollës në Tiranë, Abaz Doku, i arrestuar këtë të shtunë për abuzim seksual me dhunë me një nxënëse 15-vjeçare dhe filmimin e akteve seksuale me të.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti”, ka thënë djali i Dokut.

Ai kërkon që drejtësia ta dënojë babanë e tij. Hetimet dhe arrestimi i 65-vjeçarit dhe tre djemve të rinj të cilëve iu kishte dhënë videon e akteve intime dhe i kishte bërë pjesë e përdhunimit, nisën pas abuzimeve prej një viti, kur e mitura ishte në klasën e tetë.

Por pavarësisht heqjes nga puna si roje i shkollës në periferi të kryeqytetit, Abaz Doku e ka përndjekur të renë edhe në lagje. Duke e shantazhuar se dinte edhe abuzimet me tre djemtë e tjerë, ai përfitonte nga e reja.

Ndër të tjera ai kishte arritur sa të shkruante edhe në mure pranë banesës së saj emrin “S… kur*a”.

Kjo ka bërë që i moshuari të përfitojë dhe të kryejë marrëdhënie seksuale. Aktualisht vajza 15-vjeçare, po asistohet në një qendër për viktimat e dhunës seksuale.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se nga veprimet hetimore rezultoi se i moshuari kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Këto video ua kishte dhënë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Video me të miturën e abuzuar u shpërnda në rrjet, komentet ishin "jepini"! Çfarë shqiptarësh jemi?

EMRI/ Ky është 65 vjeçari që përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, çfarë tha në Polici

Përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, kush është i moshuari 65-vjeçar

“Je ku**ë nëse s’bën seks me mua”, si e kërcënonte i moshuari të miturën në lagje

Një burrë në Tiranë seks me dhunë me të miturën, e filmon, fut në rrethin e abuzimit dhe 3 djem

Loading...