
Presidenti Ilir Meta ka thumbuar hidhët i pyetur lidhur me deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj, për çështjen e Teatrit Kombëtar.
“Graj gomarin tat” tha Veliaj pak ditë më parë duke përdorur një shprehje të vjetër të Tiranës, të cilën ia atribuoi kreut të shtetit.
Mirëpo nga konferenca e sotme për mediat, për të shpjeguar padinë e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për kundërshtimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar, Bashkisë Tiranë, Presidenti Ilir Meta nuk e la mangët përgjigjen.
“Do ta theksoj edhe njëherë se për cilindo që nuk e ka kuptuar që: Europa nuk është thjesht euro por kujtesë, vizion dhe identitet”, tha Ilir Meta. /a.y/noa.al
“Teatri”, Meta dorëzon në Kushtetuese padinë e dytë kundër shembjes
“Teatri”, Meta: Karagjozët që bëjnë provë force me mua, mos t’më provokojnë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





