Transmetuar më 14-05-2020, 13:08

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, padinë e dytë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ky veprim vjen pasi qeveria ia kalojë pronësinë Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Këshilli Bashkiak do të vendosë nesër për shembjen e tij.
Nëpërmjet këshilltarit Bledar Dervishaj, Meta dorëzoi padinë në Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë, për kalimin e pronësisë.
Në kërkesën e kreut të shtetit, kërkohet që të ndalohet vendimi i cili cenon identitetin kombëtar. /a.y/noa.al
Shembja e Teatrit Kombëtar, Qeveria e kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





