Transmetuar më 08-05-2020, 20:23

Qeveria ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës Teeatrin Kombëtar. Më parë ky insitucion ka qenë në pronësi të Ministrisë së Kulturës.

Me këtë veprim i hapet rruga shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të godinës së re.

Në vendim thuhet se “bëhet kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë    nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me   standarde të Teatrit Kombëtar, në konsultim me të gjitha grupet e interesit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.

Pika dy e vendimit nënvizon se Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë që të ndryshojë destinacionin e pasurisë që i kalon në pronësi dhe as mund tua japë këtë të tretëve.

Së treti vendimi nënvizon se pasuria  e  përcaktuar  në  pikën  1, të këtijvendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin  nr.219,  datë 21.3.2017,  të Këshillit  të  Ministrave,  “Për miratimin e listës  përfundimtare të pjesshme (pjesa  e  parë  +  pjesa  e  dytë)  të  pronave të paluajtshme  publike  shtetërore,  që  transferohen në pronësi ose në    përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd