Transmetuar më 14-05-2020, 13:59

Me tone të ashpra, Presidenti Ilir Meta shigjetoi qeverinë e cila i kaloi Bashkisë Tiranë pronësinë e Teatrit Kombëtar me qëllim shembjen e tij.

Pas dorëzimit të padisë së dytë në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta tha se Teatri është çështje e nivelit të Kushtetueses dhe askush nuk mund të fshihet pas procedurave për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme që cenojnë një interes të përbashkët të të gjithë qytetarëve, që ka të bëjë me një interes kombëtar dhe kulturor.

“Sa i takon se ku do të jetë Presidenti, Presidenti është gjithmonë në krye të detyrës, mbrojtje të kushtetutës dhe do të jetë gjithmonë në krye të detyrës. Sa i takon ndonjë karagjozi që bën prova forca me Presidentin, ta kenë të qartë se Presidenti sillet me përgjegjësi maksimale mbanë shënim çdo gjë, i ka bërë paralajmërimet të përsëritura.

Do të bëjë detyrën e tij, pa rënë në provokime banale. I ka ftuar të gjithë të menaxhojnë me përgjegjësi situatën shqetësuese të shëndetit publik dhe ekonomisë”, u shpreh Meta gjastë konferencës së sotme.

Ai tha se ka bërë thirrje që të përqendrohen te 15 kushtet e Bashkimit Europian dhe se nuk ka nevojë të shtohen të tjera dhe se sjellja ndaj kësaj çështje nuk është në dimensione lokale, por monitorohet maksimalisht dhe do të kishte një ndikim përkeqësues për pozitën tonë. /a.y/noa.al

Deklarate Per Teatrin by Noar Noari on Scribd

“Teatri”, Meta dorëzon në Kushtetuese padinë e dytë kundër shembjes

“Teatri”, Meta: Kushtetuesja të shfuqizojë kalimin e pronësisë! Rama ka urdhëruar shembjen, Veliaj zbatues

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd