



Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, shpjegoi padinë e bërë në Gjykatën Kushtetuese kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi qeveria ia kaloi pronësinë Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Këshilli Bashkiak do të vendosë nesër për shembjen e tij.
Ai kërkoi nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të bashkisë të Teatrit Kombëtar, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Po ashtu tha se Kryeministri Edi Rama e ka urdhëruar faktikisht kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Këshillin Bashkiak që të miratojnë shembjen e godinave dhe vijimin më tej me ndërtimin e objekteve të reja.
“Këshilli i Ministrave shpreh vullnetin se me kalimin në pronësi dhe kjo bashki duhet të vijojë me shembjen e godinave dhe vazhdimin e punës për ndërtimi e godinave të reja.
Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ‘Ndërtimin e e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin’, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe Këshilli Bashkiak mbetet vetëm ta vendosë në zbatim. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe Gjykata duhet të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre” , u shpreh Meta.
Ai tha se Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re dhe se këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.
Sipas tij, akti bie ndesh me parimin e mbrojtjes së identitetit kulturor kombëtar.
Kreu i shtetit tha po ashtu se duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë dhe se pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. /a.y/noa.al
Deklarate Per Teatrin by Noar Noari on Scribd
“Teatri”, Meta dorëzon në Kushtetuese padinë e dytë kundër shembjes
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





