



Pas arrestimit të dy autorëve të dyshuar të katër vrasjeve që tronditën qytetin e Durrësit në mars dhe në prill, 22 vjeçari Altin Ndoci dhe bashkëpunëtori i tij Klevis Alla i po të njëjtës moshë, kanë dalë sot para gjykatës ku janë lënë në “arrest me burg”.
Ka qenë Alla ai që ka çuar hetuesit në zbardhjen e krimeve, i cili ka bashkëpunuar me drejtësinë.
Kjo ka bërë që i riu me banim në Nish-Tulla në Durrës dhe familja e tij, të merren në mbrojtje nga policia, për shkak se janë të rrezikuar, në kuadër të planit për mbrojtjen e dëshmitarëve.
22-vjeçari Alla ka treguar dinamikën e krimeve dhe vendet ku ishin hedhur armët, duke treguar se të katërta krimet, si vrasja e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, edhe ajo e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, kanë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.
22-vjeçari Altin Ndoci dhe bashkëpunëtori i tij Klevis Alla, do të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tyre, pasi krahas krimit të 27 prillit, akuzohen edhe për ekzekutimin e dyfishtë të ndodhur po në Durrës, ku mbetën të vrarë 24-vjeçari Anxhelo Avdia dhe 35-vjeçari Dorian Shkoza.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit kryesor Altin Ndoci, Saimir Visha tha në dalje të gjykatës se klienti i tij mohon kategorikisht krimin, madje i ka miq.
“Klienti im shprehet se nuk e ka kryer krimin. Në seancë nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia tek ai”, tha Visha.
Po ashtu shtoi se për shkak të veprës së rëndë gjykata caktoi arrest me burg, por sipas tij për klientin e tij nuk ka pova.
Gjatë operacionit të koduar “Shën Vlash” ku u arrestua Ndoci dhe Alla, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga të dyshuarit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve. /a.y/noa.al
Kush është vrasësi i dyshuar i 4 personave në Durrës për pazaret e drogës, zbulohet e kaluara
Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve në Durrës, dyshohen dhe për vrasjen e dy të tjerëve
Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, arrestohen dy persona si autorë të dyshuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





