Transmetuar më 02-05-2020, 11:20

Zbardhet kërkesa me provat e prokurorisë që u depozitua sot në gjykatë për arrestimin e dy të rinjve për katër vrasjet e ndodhura në Durrës. Prokuroria deklaron se ka të dhëna të shumta që provojnë se autorë të vrasjes së dy vëllezërve janë Altin Ndoci dhe Klevis Alla.

Sipas prokurorisë në vendin e ngjarjes janë gjetur 55 gëzhoja, që ekzekutuan dy vëllezërit. Por si u zbuluan autorët?

Përpos bashkëpunimit të 22-vjeçarit Alla, që tregoi më pas gjithçka, prokuroria tregon si arriti te identifikonte autorët. Detaji që ka fundosur autorët ka qenë xhami i makinës tip ‘Toyota’ që përdorën autorët për vrasjen.

Sipas policisë, pasi i kanë ndjekur dhe i kanë parakaluar duke i ekzekutuar me breshëri dy vëllezërit Haxhia, nga kontrolli i vendit të ngjarjes u gjet një pjesë xhami e thyer e makinës tip ‘Toyota’ me xhama të zinj të autorëve, që u fiksua më pas edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti duke çuar në gjetjen e automjetit.

“Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat ‘TOYO…”. Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit “Toyota”, raporton ‘Report Tv’.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike në rrugë largohen në drejtim të mbikalimit te Nishtulla në Shkozet një automjet me ngjyrë të zezë që dyshohet në përdorim nga autorët”, thuhet në dosje.

Mister mbetet fakti si është thyer xhami i makinës së dy autorëve të vrasjes në vendin e ngjarjes. Me gjetjen e makinës, zbardhjen e tabulateve telefonike më pas dhe bashkëpunimin e Klevis Allës ngjarja u zbardh.

Gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjet në Durrës, Avokati: Ndoci i kishte miq, u shkoi në varrim

Kush është vrasësi i dyshuar i 4 personave në Durrës për pazaret e drogës, zbulohet e kaluara

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve në Durrës, dyshohen dhe për vrasjen e dy të tjerëve

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, arrestohen dy persona si autorë të dyshuar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd