




Ministria e Shëndetësisë jep informacion lidhur me nxënësit e helmuar në Fier.
Bëhet me dije se pasditen e sotme kanë lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.
Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.
Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku.
Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. /a.y/noa.al
Fier/ Helmoi nxënësit dhe mësuesit dy herë brenda pak ditëve, policia ndalon problematikun
Helmimi i nxënësve në orën e mësimit, Prokuroria e Fierit nis hetimet
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





