Transmetuar më 02-03-2020, 17:33

Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e fundit para daljes në manifestimin e thirrur prej tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Të dashur motra dhe vëllezër edhe pak minuta dhe kam nderin e jashtëzakonshëm të bashkohem me të gjithë ju në këtë pranverë kuq e zi, që nis sot dhe nuk ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit tuaj, liri, demokraci për Shqipërinë si gjithë Europa sot në 2 mars”, thotë kreu i shtetit.

Ndërkohë manifestimit të tij, i janë bashkuar qytetarë të shumtë, kryedemokrati Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Presidenti i ka ftuar qytetarët në orën 17.00 të pasdites së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do i kthehen popullit shqiptar.

Në këtë ditë ai ka paralajmëruar firmosjen e dekretit të parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /a.y/noa.al

Manifestimi i thirrur nga Presidenti, Lleshaj takim me Veliun/ Policia

Manifestimi i thirrur nga Meta, zbulohet kush do e mbajë fjalën i pari

Meta ka thirrur manifestimin, pamjet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd