






Pas afro gjysmë ore pritet të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Mësohet se i pari që do të mbajë fjalën hapëse do të jetë Ledio Bianku.
Manifestimi do të nisë kështu me fjalën e ish-anëtarit të Gjykatës Europiane, për të vijuar më tej me personalitete të tjerë, ku spikat edhe regjisori Robert Budina dhe artisti Bujar Kapexhiu.
Në përfundim të tyre do të flasë edhe Presidenti Ilir Meta, i cili do të mbyllë fjalimet.
Presidenti i ka ftuar qytetarët në orën 17.00 të ditës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do i kthehen popullit shqiptar.
Në këtë ditë ai ka paralajmëruar firmosjen e dekretit të parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /a.y/noa.al
LIVE
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/1087767401570202/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





