





Teksa për më pak se një orë nis manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me efektivë policie.
Ndërkohë shihen edhe makina me ujëhedhës pranë Kryeministrisë.
Sakaq para Presidencës është gjetur edhe një podium ku do të flasë Presidenti Ilir Meta.
Vetëm pak orë para manifestimit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dha një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Përmes një videoje kreu i shtetit deklaroi se Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Sipas tij, edhe pak momente ndajnë shqiptarët nga nisja e pranverës kuqezi.
“Kushtetuta e popullit po pret popullin e kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë”, tha Meta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





