










Ndërkohë që pritet me momente të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në zyrën e kryepolicit, Ardi Veliu.
Mësohet se dy zyrtarët e lartë diskutojnë lidhur me planin e masave, për mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkohë për parandalimin e çdo incidenti të mundshëm, Kryeministria por edhe institucionet e tjera në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë rrethuar nga forca të shumta policie, siç mund të shihni në fotografi.
Presidenti i ka ftuar qytetarët në orën 17.00 të ditës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të Kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do i kthehen popullit shqiptar.
Në këtë ditë ai ka paralajmëruar firmosjen e dekretit të parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /a.y/noa.al
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/1087767401570202/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





