
Presidenti Ilir Meta nuk la pa komentuar arrestimin e botuesit dhe pronarit të Universitetit Europian të Tiranës në konferencën e jashtëzakonshme për mediat mbrëmjen e së dielës, për të cilin tha se e shesin sikur të ishte arrestuar krimineli i rrezikshëm në Itali, Toto Rina.
“Shet arrestimin e Henri Çilit sikur ka arrestuar Toto Rinon, ndërsa ministria e padrejtësisë shet reformën në drejtësi, kur është kapur me presh në dorë. Nuk mund të arrestohet për ndikim të paligjshëm shefja e ministrisë së Drejtësisë dhe as Dvoranit, por Çili”, u shpreh Meta.
Duke u kthyer tek manifestimi i pasdites së të hënës, ai deklaroi se për të ka vetëm një gjë rëndësi, protesta të jetë sa më paqësor, me flamuj kuqezi dhe me mimoza.
Henri Çili u arrestua këtë të premte nën akuzën e ndikimit për lirimin e dy vëllezërve lazaratas Alban Aliko dhe Arbjan Alikos të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. /a.y/noa.al
Meta paralajmëron kallëzim penal në SPAK: Krim i rëndë për buxhetin e shtetit
Shtyhet seanca për Henri Çilin dhe 29 të arrestuarit, gjyqtari shok klase me administratorin e UET
Zbardhet dëshmia e analistit Henri Çilit në polici
Henri Çili ra në rrjetën e drejtësisë, avokati i tij: Ende nuk ka dhënë dëshmi për prokurorinë
Pse u arrestua analisti Henri Çili
Dalin pamjet e arrestimit të Henri Çilit dhe 27 të tjerëve, para, drogë dhe armë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





