
Është shtyrë seanca gjyqësore për 30 të arrestuarit e operacionit "Mezhgorani". Pas prezantimit të 30 të arrestuarve, ka qenë vetë gjyqtari Dritan Hasani i cili ka deklarar se ka qenë shokë fakulteti me një nga të arrestuarit, Betim Shkupin, i cili është administratori i UET-së.
Gjyqtari Dritan Hasani ka shprehur rezerva për mënyrën e gjykimit, për t’i lënë radhën një gjyaktësi tjetër për të dhënë masën e arrestit, për shkak të lidhjes me Betim Shkupin.
Prokurori i çështjes Asllan Bajrami ka kërkuar 30 minuta kohë dhe për të shqyrtuar nëse kemi të bëjmë me konflikt interesi apo jo.
Betim Shkupi është personi që sipas dosjes së prokurorisë ka firmosur me prokurë nga Çili për kontratat e dhurimit të dy apartamenteve në Velipojë. Seanca pritet të rifillojë në 13:30
Një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këto të ngritura nga prokuroria e Përmetit.
Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur.
Prokuroria thotë se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko.
Në një prej dokumenteve të organit të akuzës deklarohet se kunati i gazetarit, së bashku me avokatin Ilir Korbi, dhe 3 persona të tjerë kanë marrë shumën prej 30 mijë eurosh, e cila i është dorëzuar Çilit./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





