Transmetuar më 01-03-2020, 19:13

Në një dalje të jashtëzakonshme për mediat më pak se 24 orë nga manifestimi i thirrur pasditen e së hënës, Presidenti Ilir Meta tha se vendosi të dalë përpara popullit dhe sipërmarrësve, për të denoncuar me fakte një krim të tmerrshëm kushtetues, sipas tij me pasoja tepër të rënda për të gjithë shqiptarët.

Ai denoncoi diskriminimin me ligj, vetëm për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të popullit shqiptar.

“Ligji për dividentin është rasti më flagrant se si Kuvendi i kapur si organizatë mafioze bashkë me qeverinë dhe këtë mazhorancë ka dhunuar hapur Kushtetutën e Shqipërisë, për të cilët zotohem se do japin llogari para drejtësisë së re. Kushtetuta ka përcaktuar qartësisht se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe në nenin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat, tatimet, detyrimet financiare, lokale dhe vendore dhe mënyra e mbledhjes prej tyre, caktohet me ligj dhe ligjit nuk i jepet fuqi prapavepruese. Çdo lehtësim fiskal duhet bërë vetëm me efekt për të ardhmen”, u shpreh Meta.

Ai tha se barazia përpara ligjit është tipar themelor i Kushtetutës sonë, parim i njohur edhe i financave publike, teksa shtoi se çfarë bëri "ky sekt mafioz"në 3 dhjetor kur Rilindja miratoi ligjin për disa ndryshime, për tatimin dhe të ardhurat e ndryshuara, në dëm të sipërmarësve me efekt parpaveprues, tashmë është provuar.

Kreu i shtetit sqaroi se në nenin 9, u hartua një dispozitë e fshehur, ku norma e tatimit mbi dividentin bëhet në masën 8%.

“Mavri Kuvendi vendosi nga 15%, dvidenti të bëhet në 8% me efekt prapavrprues. Ky është krim kushtetues financiar që do të shkatërrojë barazinë e gjithë subjekteve para ligjit. Oligarkët e qeverisë dhe gjithë ata që kanë paguar nën dorë qeverinë dhe dele-deputetët do të favorizohen duke paguar jo 15% por 8%, duke përmbysur sistemin fiskal dhe barazinë para ligjit”, deklaroi kreu i shtetit.

Meta tha se për këtë krim të rëndë për buxhetin e shtetit prej qindra milionë eurosh me efekt prapaveprues, do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë speciale SPAK, në ditët në vijim.

Presidenti tha se atdheu po përjeton krizën më të rrezishme, “Ndaj unë ju pres të gjithëve nesër, të gjithë përfaqësuesit e sipërmarrësve të ndershëm, investitorët seriozë për të cilët është bërë e padurueshme kjo sjellje e padurueshme”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd