Transmetuar më 13-12-2019, 13:45

Pak orë pas ngjarjes tragjike të çiftit në Librazhd të cilët u vetëhelmuan në banesën e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Ka qenë kryeplaku i fshatit ai që ka treguar se familja Hajdari ishte në gjendje të mirë ekonomike, ndërsa Olsiani punonte me kohë të pjesshme si emigrant në shtetin grek.

“Ne ishim në dasmë, shkonin kaq mirë si familje, për mua ishin shumë njerëz të mirë. U habitëm të gjithë kur ndodhi kjo ngjarje sot në mëngjes. Kishin 1 vit të fejuar bashkë, s’kanë hequr akoma lulet nga shtëpia, se ka 5 ditë që kanë bërë dasmën.

S’dimë çfarë të themi, nuk kanë pasur ndonjë problem ekonomik, kanë bërë dasmë të shkëlqyeshme. Djali punonte në emigracion, vajza pa punë ka qenë, 5 ditë kishte që kishte ardhur. Kishte dy muaj që kishte ardhur nga Greqia, rrinte te motra e vetë, çtë themi ne, mos të flasim para kohe.

Sipas informacioneve që kam marrë ka qenë e ëma e Olsit ajo që i ka gjetur të rinjtë, ka hapur derën me forcë, çunin e kishte gjetur me shkumë në buzë, ndërsa nusen e ka gjetur gjysmë të vdekur, sa kishte arritur në spital, kishte mbaruar punë”, tregon kryeplaku për fax.

Më herët prindërit e çiftit kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për ndonjë problem dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë. Prindërit rrëfejnë se nuk kishin dëgjuar për probleme të çiftit dhe se nuk kishin perceptuar ndonjë konflikt apo situatë që mund të çonte në këtë veprim.

“Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi, nuk dimë çfarë të themi”, janë shprehur prindërit e çiftit para policisë.

Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, janë vetëhelmuar pesë ditë pas martesës, në rrethana të paqarta. E reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit.

Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit nga e ëma e djalit e cila njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit. Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, tezja e Olsianit tregoi gjithashtu nga spitali se nuk kishin patur dijeni për probleme të çiftit dhe se gjithçka kishte qenë e papritur./b.l/noa.al/

Prindërit e çiftit që u vetëhelmua në Librazhd, tregojnë çfarë dinë për ngjarjen

U martuan këtë të dielë. Flasin prindërit e çifit të vetëhelmuar: Jemi të shokuar

U martuan të dielën! Nusja gjeti vdekjen, i riu rëndë, policia: U vetëhelmuan