Transmetuar më 13-12-2019, 11:45

Ishin martuar këtë të dielë por martesa e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë. Olsjan Hajdari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19 vjeç nga fshati Xhyrë i Librazhdit dyshohet se janë vetëhelmuar me fotoksinë e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja.

Ndërkohë 27-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishte martuar këtë të dielë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që i ka shtyrë drejt këtij vendimi.

Lidhur me këtë ngjarje të ërëndë janë marrë në pyetje edhe prindërit e çiftit. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë.

Prindërit janë shpehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë.

Më herët lajmi është konfirmuar edhe nga policia e cila thotë se çifti i sapomartuar dyshohet se janë vetëhelmuar, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se dy të rinjtë kishin lidhur kurorë të dielën e lënë pas, në një ceremoni martesore tradicionale. Nuk dihen ende shkaqet që i kanë shtyrë të rinjtë drejt aktit të rëndë, i cili i mori jetën nuses së re, teksa dhëndri po lufton me jetën. /b.l/noa.al/

U martuan të dielën! Nusja gjeti vdekjen, i riu rëndë, policia: U vetëhelmuan