Transmetuar më 13-12-2019, 10:39

Policia del me deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku një çift i ri i sapomartuar, dyshohet të jenë vetëhelmuar.

Bëhet me dije se në spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete Rezarta Hajdari, rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj Olsian Hajdari, 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se çifti i sapomartuar dyshohet se janë vetëhelmuar, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se dy të rinjtë kishin lidhur kurorë të dielën e lënë pas, në një ceremoni martesore tradicionale.

Nuk dihen ende shkaqet që i kanë shtyrë të rinjtë drejt aktit të rëndë, i cili i mori jetën nuses së re, teksa dhëndri po lufton me jetën. /a.y/noa.al

Helmohet çifti i sapomartuar në Librazhd, vdes e reja, burri rëndë