Transmetuar më 13-12-2019, 13:21

Pas helmimit të çiftit në Librazhd, policia ka marrë fillimisht në pyetje prindërit e Olsianit për të mësuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për ndonjë problem dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë.

Prindërit rrëfejnë se nuk kishin dëgjuar për probleme të çiftit dhe se nuk kishin perceptuar ndonjë konflikt apo situatë që mund të çonte në këtë veprim.

“Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi, nuk dimë çfarë të themi”, janë shprehur prindërit e çiftit para policisë, sipas ‘Abc’.

Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, janë vetëhelmuar pesë ditë pas martesës, në rrethana të paqarta.

E reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit.

Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit nga e ëma e djalit e cila njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit.

Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, tezja e Olsianit tregoi gjithashtu nga spitali se nuk kishin patur dijeni për probleme të çiftit dhe se gjithçka kishte qenë e papritur.

U martuan këtë të dielë. Flasin prindërit e çifit të vetëhelmuar: Jemi të shokuar

U martuan të dielën! Nusja gjeti vdekjen, i riu rëndë, policia: U vetëhelmuan