Transmetuar më 03-12-2019, 09:08

Në kuadër të reduktimit të shpenzimeve në mënyrë që një pjesë e fondeve të shkojnë për rimëkëmbjen nga tërmeti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama bëri një paralajmërim për kryebashkiakët.

Ai tha se do të kalojë si fazë e parë nga buxheti i vitit 2020, 0.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u siguruar që defiçiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik.

“Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njëzive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet, që të mos lëvizin me vetura nëpër qendrat e qyteteve”, tha Rama. /a.y/noa.al/

Rama ironizon tre pikat e Bashës për përballimin e situatës: Gajasje! Shembim pallatet në Kombinat

Rama: Sot iki në samitin e NATO-s, do kërkoj ndihmë! Inertet e tërmetit pastrohen brenda Krishtlindjeve

Rama: Prokuroria të gjejë përgjegjësit! Ndërtuesit të mos gënjejnë veten se do e kalojnë pa lagur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd