Transmetuar më 03-12-2019, 07:58

Kryeministri Edi Rama bëri me dije në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm, se gjatë kësaj të marte i duhet që së bashku me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj të shkojnë në Londër, në samitin e NATO-s.

Ai bëri me dije se kanë një detyrë plus që përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik.

“Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll. Artan Shkreli të bëjë gati konferencën për të paraqitur në vijim për publikun një ekspoze”, u shpreh Rama.

Më tej ai kërkoi të bëhet një rishikim tërësor për bllokun e investimeve në buxhetin e 2020 për ti orientuar projektet në vazhdim.

Rama tha se në fund të vitit 2020 në Vitin e Ri 2021 duhet të ketë jo projekte, por këto lagje të reja që të flasin vetë.

“Këto do të jenë lagjet e Rilindjes në kuptimin më konkret të fjalës pas situatës së vdekjes dhe Traumës kombëtare. Do të bëjmë ndërtime që do të jenë shembullore do të vendosin një standard, si qeveria mund të ndërtojë. Jo projekt financimi të ardhurash si blerje apartamentesh, por edhe si ata që e blejnë vetë një apartament është pjesë e skemës duke u studiuar”, deklaroi Rama.

Ai kërkoi që para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës, ku nga të gjitha kompanitë e ndërtimit të jenë solidare duke kujtuar "njësoj si te Lana". /a.y/noa.al/

Rama: Prokuroria të gjejë përgjegjësit! Ndërtuesit të mos gënjejnë veten se do e kalojnë pa lagur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd