
Kryeministri Edi Rama ironizon tre pikat e propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha për përballimin e pasojave të tërmetit.
Duke folur gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm, ai tha se opozita që pretendon të qeverisë vendin jo vetëm që nuk ka pranuar të ulet në tryezë për të ballafaquar idetë dhe nëse janë më të mirat do të merren detë e tyre.
Rama deklaroi se deri tani janë njohur me tre pika që do të qënkëshishin zgjidhja dhe është një komponent i gjithë ekranit të madh që dita fillon duke qarë dhe mbaron duke qeshur.
"Tre pikat janë ushqim për buzëqeshje, nuk dua të them gajasje se nuk dua të ndihen keq kolegët e opozitës. Por të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, po pse 500 dhe jo 600? Pika e dytë, të bëhet urgjent identifikimi i dëmeve, po por bëhet, është bërë Durrësi si ajo lagja para OKB-së që dëgjon të gjitha llojet e gjuhëve dhe sheh të gjitha racat. Edhe ajo pika e tretë është qamet, të mos financohen oligarkët, vijon loja… dhe 150 milionë të mos i marrin oligarkët. Po cfarë janë këto para, të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë, të ndalojmë dializën, financimin për instrumetet mjekësore, të marrim makina qepëse për të qepura barqe për ata që duhet të operojnë mëlçinë. Dhe t’u themi se kemi ca të pastrehë prandaj barkun po ua hapim me gërshërë dhe qepim me makinë qepëse”, u shpreh Rama.
Ai tha se i mirëkupton se edhe ata kanë problemet e tyre nga tërmeti, por i ftij me përulësi që të ulen në tryezë dhe të diskutojmë për idetë.
Në vijim Rama shtoi se në pranverë duhet të jenë në kantier në lagjen e re të Durrësit, në Tiranë kur të zgjidhet nëse do të jenë dy apo një lagje.
“Një lagje e vetme do të ishte pranë Kasharit në hapësirën kur është hapësira e një zone të re ekonomike. Dy lagje do të ishin një në Kombinat tjetra te Uzina e Autotraktorëve në Shkozë dhe lagja e re në Laç. Në Laç të fillojë shembja e atyre pallateve që tani. Ndihmoni njerëzit të marrin ato që kanë brenda dhe pastrojini. Në Tiranë dhe Durrës zonat e identifikuara janë hapësira shtetërore. Edhe në Kombinat të fillojë shembja e pallateve të tjera, që i kanë dhënë Shqipërisë shumë figura të njohura dhe qeverisë Erjon Braçen”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al/
Rama: Prokuroria të gjejë përgjegjësit! Ndërtuesit të mos gënjejnë veten se do e kalojnë pa lagur
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





