Transmetuar më 30-03-2019, 13:00

Gazetari i kronikës Artan Hoxha, reagon lidhur me ekzekutimin e paradites së sotme në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali.

Ai thotë se ngjarja e sotme, është kronika e një vrasje të paralajmëruar dhe se policia është kthyer në një ndërmarrje funerale.

Sipas tij, vetëm në tetë muaj janë vrarë 11 persona dhe asnjë nga këto krime nuk është zbardhur.

Reagimi i Artan Hoxhës

Kambanat e alarmit ranë, për ata që nuk kanë vesh dhe kur s’ke vesh, bilanci dihet…

Kjo e sotmja, është thjeshtë kronika e një vrasjeje të paralajmëruar…

Policia e Shkodrës, e cila është kthyer në ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve të qytetit, deklaron se autorët janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur…

Vetëm 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnjë vrasës në burg.

Për zinxhirin komandues te policisë së Shkodrës!!

Nëse nuk kujtohet kush t’u largojë nga detyra, bëhuni burra jepni dorëheqjen!!!

Se më keq se kaq, nuk ka ku shkon.

Në të vërtetë, gjithë Shkodra e di, kush janë vrasësit dhe në çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në cilën shtëpi janë, duke ndjekur lajmet, mbi vrasjen në tv”. /a.y/noa.al

Vrasja e dy vëllezërve, njëri babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit "Bajri"

Ekzekutimi i dy vëllezërve, gjendet një makinë duke u djegur

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vriten dy vëllezër

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd