





Njëri nga dy vëllezërit e ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Shkodër është babai i një boksieri të njohur.
Viktima Astrit Bilali, është babai i boksierit të “Vllaznisë”, Asmer Bilali, i arrestuar më herët si pjesë e grupit “Bajri” që vepronte në qytetin verior.
Astrit Bilali 59 vjeç u ekzekutua në afërsi të banesës bashkë me vëllanë e tij Brahim Bilali 61 vjeç , në zonën e Zootektinës, në lagjen “Kiras”.
Pak momente pas krimit një makinë e djegur u gjet pranë zonës së Livadhes, mjet i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët.
Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit.
Sakaq Asmer Bilali, dyshohet për plagosjen e Hermes Beqirit në një lokal në vitin 2019.
Po ashtu nga hetimet për grupin “Bajri”, u zbulua edhe emri i tij, ndërkohë që mendohet të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u ekzekutua mbi kalë.
Ferracaku u vra në resortin në pronësi të babait të Asmerit, Astrit Bilalit.
Asmer Billali njihet si kampion boksi, madje në vitin 2012 u kualifikua për lojërat olimpike “Londër 2012”. /a.y/noa.al
Ekzekutimi i dy vëllezërve, gjendet një makinë duke u djegur
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





