


Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Nga të dhënat paraprake dyshohet për dy viktima, të cilët janë vëllezër.
Të shtënat janë shënuar në lagjen “Kiras”, ku dhe ka mbërritur policia.
Paraprakisht flitet se në shënjestër të të shtënave janë vënë dy vëllezër Astrit dhe Brahim Bilali, të cilët kanë gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak më parë, ndërkohë që nuk dihen më shumë detaje.
Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





