


Një krim tronditës u shënua paraditen e sotme në Shkodër, ku dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri në afërsi të banesës së tyre.
Ekzekutimi mafioz u shënua në lagjen “Kiras” të Shkodrës, ku viktimat janë Astrit Bilali dhe Brahim Bilali.
Sakaq pak pas ngjarjes, në zonën e Livadhes në Shkodër është gjetur një makinë duke u djegur.
Paraprakisht dyshohet se mjeti është djegur nga autorët e atentatit, me synim humbjen e gjurmëve.
Aktualisht policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë vijojnë kontrollet me synim kapjen e atentatorëve.
Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





