Transmetuar më 28-03-2019, 11:55

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se Edi Rama, është simbol i krizës ku ndodhet vendi, i papunësisë, varfërisë dhe mashtrimi.

Ai deklaroi nga protesta para Parlamentit, se arma e Ramës ka qenë mashtrimi dhe propaganda.

“Sa mund të ngjallet kufoma politike e Enver Hoxhës, aq mund të ngjallet edhe kufoma e Edi Ramës dhe e rilindjes. Ju keni ardhur për ti dhënë fund Edi Ramës dhe për ta rrëzuar Maduron e Ballkanit. Këtu në këtë protestë janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve, por ju them se nuk janë bashkuar vetëm hallet, por edhe zgjidhjet edhe shpresa”, u shpreh Basha.

Ai iu drejtua studentëve duke thënë se ai që përbuzi lëvizjen e tyre është tashmë i larguar, duke shtuar se Partia Demokratike dhe opozita do i zgjidhë problemet e tyre dhe se një ditë e re po lind për arsimin.

“Ne jemi në ballë të protestës, në ballë të rezistencës. Rama ik! Rama ik! Nuk ka gardh, nuk ka tel me gjemba që e ndal marshimin popullor. Ndryshimi ka nisur, ai nuk do të kthehet mbrapsht, Rama ik”, deklaroi Basha.

Ai tha se protestat nuk do të ndalin deri në rrëzimin e “qeverisë kusure dhe kryehajdutit”.

Basha u zotua se do të hidhen themelet e një demokracie sipas parimeve ndërkombëtare dhe një parlament që ti takojë popullit dhe një drejtësi e pavarur, ku do të ndëshkohen politikanët e lidhur me krimin.

Ai përshëndeti të arrestuarit e protestave të kaluara duke thënë se, “ora e padrejtësisë do marrë fund”.

Basha tha se qytetarët do i përgjigjen Edi Ramës dhëmbë për dhëmbë, “Liri a vdekje, demokraci a vdekje”.

Sipas tij nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do shkatërrohet është ai i dhunës politike, duke deklaruar se “Ora e hakmarrjes popullore po afron”.

Gjithë fjala e liderit të opozitës u shoqërua me momenti tensioni dhe përplasje fizike, ku protestuesit tentuan të çajnë kordonin e policisë.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bashkë me ish-deputetët dhe mbështetësit e tyre mbajnë sot protestën e shtatë para godinës së Parlamentit.

Kjo është protesta e radhës e opozitës, me anë të së cilës kërkohet largimi i Kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. /a.y/noa.al

Kryemadhi bën “mea culpa”: Kemi gabuar! Ramës do i thyejmë turinjtë

Kapsolla dhe tension në protestë, thirrja e policisë: Ndalni dhunën

Basha prin protestën, hidhen kapsolla drejt policisë

Momente tensioni mes policisë dhe protestuesve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd