Transmetuar më 28-03-2019, 10:25

Kryedemokrati Lulzim Basha prin protestën e sotme para Parlamentit, duke udhëhequr ish-deputetët opozitarë por edhe mbështetësit.

Ai ka bërë marshimin nga selia e Partisë Demokratike, para godinës së Parlamentit, ku dhe mbahet seanca e radhës parlamentare.

Sakaq qytetarët kanë hedhur shashka drejt policisë, ndërkohë që ka pasur edhe momente shtytje.

Ndërkohë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, së bashku me ish-deputetët e partisë së saj dhe mbështetës, pritet ti bashkohet protestës.

Më herët janë shënuar momente tensioni mes policisë dhe protestuesve, në hyrje të rrugës së Pedonales.

Mësohet se policia nuk ka lejuar banorët që të kalojnë duke sjell edhe konfrontim fizik.

Bëhet fjalë për banorët e zonës së Unazës së Re, të cilët nuk lejohen të hyjnë në rrugën ku do të kalojnë deputetët për të hyrë në Kuvend.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bashkë me ish-deputetët dhe mbështetësit e tyre mbajnë sot protestën e shtatë para godinës së Parlamentit.

Kjo është protesta e radhës e opozitës, me anë të së cilës kërkohet largimi i Kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd