Transmetuar më 28-03-2019, 09:51

Janë shënuar momente tensioni mes policisë dhe protestuesve pak para orës 10.00, në hyrje të rrugës së Pedonales.

Mësohet se policia nuk ka lejuar banorët që të kalojnë duke sjell edhe konfrontim fizik.

Bëhet fjalë për banorët e zonës së Unazës së Re, të cilët nuk lejohen të hyjnë në rrugën ku do të kalojnë deputetët për të hyrë në Parlament.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bashkë me ish-deputetët dhe mbështetësit e tyre mbajnë sot protestën e shtatë para godinës së Parlamentit.

Kjo është protesta e radhës e opozitës, me anë të së cilës kërkohet largimi i Kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd