










Teksa në protestën para Parlamentit vijojnë fjalimet e ish-deputetëve, protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë.
Ata kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë, duke tentuar që të hyjnë në Parlament.
Gjatë kësaj kohe janë hedhur kapsolla dhe tymuese, duke u shënuar incidente.
Sakaq policia është treguar e rezervuar në kundërpërgjigje, ku deri më tani është shmangur gazi lotsjellës.
Ndërkohë nuk ka munguar thirrja drejtuar protestuesve, “Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin”.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bashkë me ish-deputetët dhe mbështetësit e tyre mbajnë sot protestën e shtatë para godinës së Parlamentit.
Kjo është protesta e radhës e opozitës, me anë të së cilës kërkohet largimi i Kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





