Transmetuar më 17-03-2019, 15:14

Arrestohet personi që akuzohet se shoqëronte autorin e dyshuar të vrasjes së Haxhi Baçinozit, një natë më parë te Liqeni Artificial.

Ai është Myfar Pasha, i akuzuar për moskallëzim krimi.

Bëhet e ditur se ai është mik i vrasësit të dyshuar ndërsa pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë detaje.

Nga hetimet e para rezulton se konflikti për një borxh prej 46 mijë euro nes të dyshuarit dhe viktimës, ka qenë arsyeja e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim autori i krimit. /k.k/noa.al/

Borxhi prej 46 mijë eurosh, identifikohet autori i vrasjes tek Liqeni Artificial

Vrasja e ish-të përndjekurit politik tek Parku i Liqenit, për një borxh 46 mijë euro

Vrasja te Liqeni në Tiranë, djali zbulon autorin e dyshuar

Ekzekutohet me armë zjarri një person te Liqeni Artificial në Tiranë