Transmetuar më 17-03-2019, 13:10

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i një nate më parë tek Parku i Liqenit, ku viktima Haxhi Bacinovski kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij të mitur.

Nga hetimet e para rezulton se konflikti për një borxh prej 46 mijë euro, që autori i kishte viktimës, ka qenë arsyeja e kësaj ngjarjjee të rëndë.

Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin.

Burime nga hetimi thanë se autori i dyshuar është Islam Myrtaj, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar edhe me një person tjetër.

Ekzekutimi i ish-të përndjekurit politik tek Parku i Liqenit, zbulohen arsyet