Transmetuar më 16-03-2019, 19:04

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme rreth orës 18:15.

Si pasojë ka mbetur i vdekur një 62-vjeçar nga Fieri, me inicialet H.B.

Ngjarja ka ndodhur në Liqenin e Tiranës, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Nuk ka ende detaje të tjera në këtë lidhje me ngjarje të rëndë, ndërsa vijon të hetohet nga organet përkatëse./a.k/noa.al/