Transmetuar më 14-03-2019, 16:44

Zbardhen emrat e 12 personave të përfshirë në rrjetin e fajdeve në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të opoeracionit “Maranai” të finalizuar sot mësohet të jenë arrestuar shtetasit 1. Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra, 2. Edi Memcaj 33 vjeç nga Shkodra, 3.Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra; 4. Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra, 5. Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra, 6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër; 7. Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra 8. Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra, 9. Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra; 10. Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra; 11. Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë dhe 12. Ilir Sokoli.

Në pranga kanë rënë edhe ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë. Artan Dragani është ish kancelar në Gjykatën e Shkodrës, po ashtu është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Dhënia e huave bëhej për interesa të larta që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar. Nëse nuk kthehej shuma e huasë, sekuestroheshin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huanë. Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 238 600 euro, 272 400 dollarë, 414 000 lekë, 510 Paund Britanik, 20 automejte transporti, një revolver, një krehër pistolete me fishekë; një armë gjahu pa leje; 5 kompjutera laptop; 50 celularë.

Gjithashtu u sekuestruan dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Aktualisht vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta. /b.l/noa.al/

Si u zbulua grupi i personave që jepnin para me fajde, emrat e zyrtarëve të përfshirë

Prokuroria jep detaje për grupin e fajdexhinjve, mes tyre noterja, polici dhe ish-kancelari i gjykatës

FNSH dhe RENEA ndërhyjnë në Shkodër për paratë me fajde, 14 të arrestuar