Transmetuar më 14-03-2019, 11:35
Pamje nga operacioni i policise

Prokuroria jep informacion lidhur me operacionin që çoi vuri nën hetim 22 persona, të akuzuar se jepnin para me fajde.

Behet me dije se më 25 janar Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, të autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri të madh personash në veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, së shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.

Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shume të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e persona të implikuar.

Gjate hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të riregjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme, toka, apartamente, dyqane, prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të dyshuarve.

Si rrjedhojë e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, të legjitimuar nga Gjykata, administrimit të akteve shkresore, këqyrjeve etj., rezultoi përfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autorë të veprave penale të “Ushtrim pa licence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, në bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”.

Me miratim të gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 persona të cilët janë B. A., I. M., M. B., L.S., N. A., A. B., dhe Artan Dragani, me detyrën ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës, V. N., E. F., E. Q., dhe P. V.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet E.M., J.A., I.S., dhe E.L.

Ndërkohë janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të detyrës” për noteren pranë Dhomës se Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari, dhe specialistin e zonës pranë Komisariatit të Policisë Shkodër Ergys Lohja.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, kontroll i kryer me vendim të gjykatës. Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare, rreth 500 mijë euro, apparate celulare etj.

Aktualisht janë në vijim veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve të tjera hetimore. /a.y/noa.al

FNSH dhe RENEA ndërhyjnë në Shkodër për paratë me fajde, 14 të arrestuar

Operacioni i fajdexhinjve ne Shkoder on Vidnews.