Transmetuar më 14-03-2019, 09:08
Foto ilustruese

Një operacion i policisë me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartin RENEA, është kryer në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për pasojë janë arrestuar afro 14 persona, të cilët dyshohen se jepnin para me fajde.

Bëhet fjalë për një aksion blic të shtrirë në disa pika të qytetit verior, ndërkohë që pritet shtim i numrit të të arrestuarve.

Dyshohet se personat që jepnin fajde më pas iu vinin gjoba dhe i kërcënonin më tej.

Në orët në vijim pritet të mësohet më shumë lidhur me operacionin si dhe emrat e të dyshuarve. /a.y/noa.al