Transmetuar më 19-12-2018, 12:29

“Ju po e çoni protestën për lesh në këtë mënyrë si po e çoni tani!” Kështu iu tha Kryeministri Edi Rama, studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ku u ndal ditën e sotme për të diskutuar me ta lidhur me kërkesat e të rinjve.

“Këta thonë: mos shkoni atje, se ju manipulon siç ia bëri Lulit. Pse ça do bëj unë? Magji të zezë? Unë them jam dakord. Po ta drejtoja unë protestën do ishte më mirë, ju po e çoni për lesh protestën. S’dua që protesta të mbarojë dhe të duket sikur s’ka ndodhur gjë”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk dëshiron që protesta të mbarojë, pasi deklaroi se dëshiron që të ketë angazhim prej qeverisë, universitetit dhe studentëve.

“Ju s’mund të rrini jashtë me megafon dhe të thoni thellohu, thellohu! Nuk e ka kapacitetin qeveria të ndërhyjë në universitet, pasi i është dhënë autonomi.

Si t’ia heqim? Të kthehemi në komunizëm prapë”, u shpreh Rama.

Ai mohoi se bën monolog, duke thënë se ndodhet para studentëve dhe ju është ofruar mundësia që të flasin sa të duan. /a.y/noa.al

Rama, studentëve: Në janar gjysmën e tarifës do e paguajë shteti, vitin tjetër sipas meritës

Studentët vlonjatë i boshatisin sallën, Rama: Megafona alla shqiptarçe, vetëm Europë s’është kjo

Rama pritet me protestë në Universitetin e Vlorës