Transmetuar më 19-12-2018, 11:26

Pas takimeve që pati me studentë dhe pedagogë në Universitetin e Gjeologji-Minierave dhe atë Bujqësor, Kryeministri Edi Rama, shkoi sot në Universitetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim me një grup studentësh.

Në nisje të diskutimit një vajzë iu drejtua duke i thënë se “sikur takimet të zhvilloheshin në një sallë të ngrohtë si kjo e sotmja, atëherë me siguri gjysma e studentëve nuk do mungonin sepse janë të sëmurë”.

Ndërkohë një tjetër student i tha se “unë jam ngelës i ekselencës me mesatare 9.2”, dhe në këtë mënyrë Kryeministri ndërhyri duke thënë se duhet të bisedojnë shteruar dhe jo me tifozllëk duke ironizuar se “Flamurtari luan të dielën”.

Po ashtu të rinjtë ironizuan në sy të Kryeministrit, ministren e Arsimit Lindita Nikolla duke kënduar në kor “Ministrja e shefit vet, mesatarja 5.8”.

Pas kësaj gjysma e studentëve u larguan nga salla, duke thënë se e duan Shqipërinë si gjithë Europa.

Në këtë moment Kryeministri tha se, “Vetëm Europë nuk është kjo”.

Më tej Rama deklaroi se “Askush nuk është i detyruar të rrijë, dhe as thuaj po thuaj jo nuk funksionon, se s’duan të dëgjojnë dhe thonë se ‘ne nuk flasim dot me ty se ti të mbush mendjen”.

Sipas tij, me megafona “alla shqiptarçe” nuk gjendet zgjidhje, duke thënë se me ultimatume nuk do arrijnë të zgjidhin gjë.

Ai shtoi se turp nuk është ti thuash studenti “hajde flasim”, por se turp është kur i thua tjetrit hajde flasim dhe refuzohet. /a.y/noa.al

Rama pritet me protestë në Universitetin e Vlorës