Transmetuar më 19-12-2018, 11:09

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vlorë, ku është pritur me protestë në Universitetin “Ismail Qemali”.

Teksa ka kërkuar që të bisedojë me studentët në një mbledhje, të rinjtë i janë kundërpërgjigjur.

“Studentët e bashkuar, kanë për të fituar”, kanë thirrur të rinjtë.

Po ashtu studentët kanë thënë se personat që janë futur brenda, janë persona të përzgjedhur dhe anëtarë të FRESSH.

Në këtë moment kreu i qeverisë i ftoi të rinjtë që ti bashkohen takimit për aq sa mban salla, por studentët kanë kërkuar që të hyjnë të gjithë.

Ndërkohë studentët kanë pretenduar se nuk kishin dijeni për ardhjen e Kryeministrit dhe se janë zënë në befasi.

“Jo një minutë, se kështu bëni edhe për kërkesat ju, një minutë. Tani!  Jeni burrë shteti thuaje llafin para një vajze. O do futemi të tërë, jo unë. Thuaj po apo jo”, i tha një vajzë.

Më tej ajo shtoi se Kryeministri preferon monologet dhe nuk ka dëshirë të plotësojë kërkesat. Por më tej gjithë studentët që patën dëshirë, u futën brenda në sallën ku mbahej takimi./a.y/noa.al