Transmetuar më 19-12-2018, 11:49

Në diskutimin me një përfaqësi studentësh të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, Kryeministri Edi Rama u ndal tek tarifat, duke thënë se duhet një shkallëzim meritokratik i tyre.

“Shteti do paguajë në fillim në janar për të gjithë njëlloj edhe për ata me nota 4 do paguajë shteti gjysmën e tarifës. Në janar askush nuk do paguajë siç do paguante, por nëse e keni paguar gjysmën deri tani, ne do ta rimbursojmë. Për këtë vit akademik gjysmën e tarifës do e paguajë shteti. Shteti është gjithë prindërit dhe ata që paguajnë taksa”, u shpreh Rama.

Lidhur me nxënësit e rezultateve të ulëta tha se do bëhet pagesa e gjysmës së tarifës vitin e parë dhe se nëse nuk përmirësojnë rezultatet, atëherë tha se nuk do lejohet të paguhet gjysma e tarifës, pasi qeveria nuk mund të marrë lekët që mund të përdoren për gjëra të tjera dhe t’ua japë atyre.

Ndërsa për studentët me 9 dhe 10 bëri me dije se do i paguhet e gjithë tarifa nga shteti dhe t’iu jepet një bursë, ndërsa ata me 8-9 deri në 75% të tarifës, ndërsa për ata me 7-8 do paguhet 50% e tarifës, për të cilën tha se kjo pagesë do të nisë që nga viti i ardhshëm.

Ai shtoi se do plotësohen të gjitha pikat dhe më shumë se aq por në këtë drejtim, nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të dialogut dhe se duhen adresuar.

“Ne po presim në mënyrë që të dimë çfarë kërkohet. Nuk ka shans ti çosh qeverisë ultimatume, se qeveria nuk është dyqan”, deklaroi Rama.

Më tej bëri me dije se te faqja ‘Shqiperiaqeduam.al’, do të publikohet një dokument si pakt me Universitetin, mbi atë se çfarë do të ndodhë me studentët dhe do të ketë dritare për çdo universitet.

Ndërsa lidhur me deklaratën e një studenteje, Rama tha se “Një gjë do i them asaj vajze që tha se ‘keni keqkuptuar protestën’, si e kam keqkuptuar protestën, kur kam thënë ishte shuplakë për qeverinë. Jo vetëm nuk e kam keqkuptuar e kam kuptuar, analizuar shumë thellë thelbin e këtij shpërthimi”.

Në vijim shtoi se ishte shuplakë për qeverinë dhe se qeveria ka përgjegjësi, ndaj tha se duhet të nxirren mësime dhe angazhime konkrete të gjitha palët.

/a.y/noa.al

Studentët vlonjatë i boshatisin sallën, Rama: Megafona alla shqiptarçe, vetëm Europë s’është kjo

Rama pritet me protestë në Universitetin e Vlorës