Tarifa 5 euro, Haradinaj kërkesë Ramës: Është detyra jote të përfundosh Rrugën e Kombit
Transmetuar më 26-11-2018, 13:16

Në konferencën e përbashkët për mediat pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka patur një kërkesë për kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Ai është ndalur tek tarifa 5 euro për Rrugën e Kombit, duke shprehur atë që ka quajtur si shqetësim.

“Është folur shumë për taksën në rrugë 5 euro që e paguajmë ne, por unë kam një shqetësim më të madh dhe i kam kërkuar Kryeministrit Rama, mundësinë që të përmbyllet, të kryhet rruga. Më kujtohet kur e ka nisur kryeministri Nano që shpërthente ata gurët me ushtri, më pas kryeministri Majko, pastaj erdhi kryeministri Berisha. E ka sjellë në gjendjen ku është sot, por nuk është kryer rruga. I takon kryeministri Rama të përmbyllë Rrugën e Kombit, nuk bën me e lënë ashtu pa kufi”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se është kërkesë legjitime e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë gati të paguajnë sa kërkohet, por rruga duhet të jetë përfunduar. /a.y/noa.al

Hashim Thaçi tradhtar? Rama: Kush e thotë, është gomar

Rama, Serbisë: Rruga e së ardhmes s’mund të ndërtohet me thika pas shpine

Rama lëshon gjuhën: “What the f..k”! Kosova s’është gjysmë shtet