Transmetuar më 26-11-2018, 12:19
Edi Rama, Hashim Thaci, foto arkiv

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në konferencën për media pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Kryeministri Edi Rama komentoi edhe diskutimet për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai kërkoi që të ndahet “shapi nga sheqeri”, duke thënë se asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm, "Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë".

“Ne duhet të bashkohemi si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është Presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar”, u shpreh Rama.

Sipas tij, shqiptarët do të bashkohen dhe Shqipëria e Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe aspekt. /a.y/noa.al

Rama, Serbisë: Rruga e së ardhmes s’mund të ndërtohet me thika pas shpine

Rama lëshon gjuhën: “What the f..k”! Kosova s’është gjysmë shtet