Rama lëshon gjuhën: “What the f..k”! Kosova s’është gjysmë shtet
Transmetuar më 26-11-2018, 10:44

Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare me atë të Kosovës në Pejë bashkë me homologun Ramush Haradinaj, Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer nga qasja e Bashkimit Europian dhe gjithë atyre shteteve në raport me të drejtën për lëvizje të lirë qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës ishte hapi i duhur domethënës dhe kuptimplotë në drejtim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të jetë dhe Kosova nuk mund të konsiderohet nga askush si gjysmë-shtet.

Sipas tij vonesa si Interpoli, janë shfaqe dekurajuese për një partner potencial në rajon, ndonëse Kosova, ka shfaqur qysh në krye të herës vullnetin për ta kapërcyet të shkuarën përmes një dialogu të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë që nuk është gjithmonë i sinqertë nga ana tjetër.

Rama tha se tarifa 100% e Kosovës ndaj mallrave serbe është një reagim politik ndaj sjelljeve të Serbisë.

Duke përmendur edhe një informatë që ia ka thënë ministri i Jashtëm, ai deklaroi se "Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në 02.00 të natës me anë të të dërguarve të Europës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. ‘What the F…k’ do thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian”.

Rama bëri thirrje që të rresht përdorimi i Ballkanit Perëndimor për kërcënimet që siç tha ai janë një rrezik potencial, dhe gjymtimi i këtij sovraniteti iu jep gojë dhe dorë që të përfitojnë.

“Kosova është shëmbëlltyra më kutimplotë e dëshirës për paqe dhe mishërimi më domethënës për bashkëpunim, dialog dhe ndërveprim të sinqertë. Republika e Shqipërisë ka bindjen se udha për zgjerimin e rajonit, nuk kalon në pranimin e Kosovës nga të gjitha shtetet. Në dialog me Serbinë, Kosova ka përparuar, duke bërë lëshimet e nevojshme por nuk ka marrë mbrapsht atë që i takon. Frenesia me të cilën Serbia po bllokon pranimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare nuk është thjesht shqetësuese, është sfiduese deri në dekurajimin e vetë procesit të dialogut”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se bllokimi i njohjes së Kosovës është inkurajimi i enklavave kriminale.

Rama tha se do të bëhet unifikimi i doganave dhe se dokumenti i lëshuar nga Shqipëria do të njihen në Kosovë dhe anasjelltas.

Lidhur me marrëveshjen e roamingut, Rama tha se brenda gjashtë mujorit të parë, nuk do të ketë më roaming mes dy vendeve.

Ai tha se do të ketë unifikim të gjithë të dhënave të sistemeve të përbashkëta në kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se të dhënat brenda dy vendeve do të funksionojnë si kufi pa kufi.

Rama deklaroi se marrëdhënia me Serbinë është strategjike në afatgjatë dhe tha se nëse Seria e sheh të njëanshme gabon dhe nuk duhet të ulet në tavolinë me dy fytyra, duke nënvizuar se duhet të zgjedhë se me kë fytyrë do të përballet.

Ai tha se shqiptarët kanë vetëm një fytyrë atë kuqezi dhe janë gati që ti qëndrojë Serbisë përballë. /a.y/noa.al

Marrëveshjet që nënshkruan dy qeveritë në Pejë:

– Nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming.

– Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit do​ganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë.

– Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare.

-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Shqipërisë.

– Nënshkrimi i protokollit mes Ministrive të Bujqësisë për njohjen dypalëshe dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare që shoqërojnë kafshët e gjalla dhe produktet me origjine shtazore.

– Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e rinisë.

– Marrëveshje mes qeverive për nxitjen e biznesit dhe informimin e diasporës.

– Marrëveshje për njohjen reciproke të patentave për drejtuesit e mjeteve.

– Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.