Transmetuar më 12-11-2018, 13:58
Sander Lleshaj

Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet kreut të grupit parlamentar, Petrit Vasili, kërkon që të shkarkohet Kryeministri Edi Rama, për shkelje "shumë të rëndë" të Kushtetutës.

“Tashmë u provua sheshit shkelja shumë e rëndë e Kushtetutës nga Kryeministri, Qeveria dhe Lleshi me emërimin e tij zv.ministër i Brendshëm duke qenë gjeneral aktiv”, thotë Vasili.

Ai shton se Kryeministri që shkel në mënyrë flagrante Kushtetuten s’mund të qëndrojë më asnjë sekondë në atë karrige dhe se përpara ligjit të gjithë janë të barabartë.

Po ashtu Vasili thotë se Kryeministri antiligj bie poshtë, pasi gënjeu sheshit për Lleshin.

“Ç’kryeministër gënjeshtar. S’la gënjeshtër pa thënë për të emëruar çinovnikun e tij ministër të Brendshëm. Tani i pranon të gjitha. Pranon që ka bërë propozim ministri antiligj. Antiligji do të vendosë ligjin në ministrinë e Brendshme?”, pyet Vasili.

Në vijim pyet se Antiligji do luftojë bandat e krimit të organizuar dhe trafiqet?

-Antiligji do ndezë radarët që i fiku për 5 vjet që të kalonte një det me drogë?

-Antiligji do luftojë paranë e pisët që ngre kulla në mes të Tiranës?

-Antiligji që ulet në qeveri do luftojë vetveten?

Më herët Kryeministri Edi Rama nxori shkresën e Sandër Lleshit, për Presidentin Ilir Meta.

Në kërkesë thuhet se Lleshi, heq dorë nga karriera e tij ushtarake, në mënyrë që ti hapet rrugë dekretimit të tij si ministër i Brendshëm.

“Në interpretimin tim nuk ka pengesë ligjore për dekretimin tim nga ana Juaj, por mirëpres çfarëdolloj akti administrativ nga Juaj, apo e çdo organi përgjegjës të parashikuar nga ligji që do të qartësonte dhe do të vendoste pa asnjë keqkuptim se nuk jam më ushtarak aktiv, por i liruar nga shërbimi aktiv ushtarak me qëllim që të përmbushet funksioni i rëndësishëm kushtetues i emërimit të ministrit të Brendshëm. Lutem marrjen në konsideratë të kërkesës për heqjen dorë nga të drejtat që burojnë prej vendimit të sipërpërmendur”, thotë Lleshi në letrën e tij.

Gjithçka si përgjigje ndaj Presidentit Meta lidhur me argumentet e tij për mos dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Rama i sugjeroi Presidentit se, “Ju mund të çdekretoni Sandër Lleshaj si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) dhe pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm (bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë). /a.y/noa.al

Rama nxjerr shkresën e Lleshit për Metën: Heq dorë nga karriera ushtarake

Meta zbulon shkakun pse nuk e dekreton dot Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm

Rama fshin dhe rikthen përgjigjen që i dha Metës për 14 pyetjet mbi Sandër Lleshin

Rama i përgjigjet Metës për 14 pyetjet mbi Sandër Lleshin