Transmetuar më 12-11-2018, 13:31
Ilir Meta, Sandër Lleshi, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë shkresën e Sandër Lleshit, për Presidentin Ilir Meta.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Në kërkesë thuhet se Lleshi, heq dorë nga karriera e tij ushtarake, në mënyrë që ti hapet rrugë dekretimit të tij si ministër i Brendshëm.

“Në interpretimin tim nuk ka pengesë ligjore për dekretimin tim nga ana Juaj, por mirëpres çfarëdolloj akti administrativ nga Juaj, apo e çdo organi përgjegjës të parashikuar nga ligji që do të qartësonte dhe do të vendoste pa asnjë keqkuptim se nuk jam më ushtarak aktiv, por i liruar nga shërbimi aktiv ushtarak me qëllim që të përmbushet funksioni i rëndësishëm kushtetues i emërimit të ministrit të Brendshëm. Lutem marrjen në konsideratë të kërkesës për heqjen dorë nga të drejtat që burojnë prej vendimit të sipërpërmendur”, thotë Lleshi në letrën e tij.

Gjithçka si përgjigje ndaj Presidentit Meta lidhur me argumentet e tij për mos dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Rama i sugjeroi më herët Metës se “Ekspertët tanë, mbrojnë bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjenerali Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga presidenti i Republikës do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj si ministër”

Më tej ai tha se “Ju mund të çdekretoni Sandër Lleshaj si gjeneral aktiv ( bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) dhe pastaj ta dekretoni atë ministër të Bredshëm (bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë). /a.y/noa.al

Meta zbulon shkakun pse nuk e dekreton dot Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm

Rama fshin dhe rikthen përgjigjen që i dha Metës për 14 pyetjet mbi Sandër Lleshin

Rama i përgjigjet Metës për 14 pyetjet mbi Sandër Lleshin