Transmetuar më 12-11-2018, 12:34

Reagim i shpejtë publik nga kryeministri Edi Rama për 14 pyetjet mbi Sandër Lleshin.

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e tij”, – deklaron në një reagim publik z.Rama duke nxjerrë dhe shkresën dyfaqëshe që noa.al jua sjell më poshtë.

Rama sqaron se “kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shteron fare këtë vorbull të panevojshme”.

Lexoni dhe: Meta zbulon shkakun pse nuk e dekreton dot Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm