Transmetuar më 12-11-2018, 12:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta autorizoi sot bërjen publike vetëm të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, duke zbuluar dhe shkakun kryesor pse Sandër Lleshin nuk e dekreton dot si ministër të Brendshëm.

Presidenca saktësoi se pyetjet lidhen me propozimin për emërimin e Sandër Lleshaj ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti thotë se i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale.

Dhe pengesë kryesore rezulton të jetë se Lleshi është ushtarak aktiv e ndërkohë asnjë ministër nuk mund të jetë i tillë, pasi Kushtetuta e detyron kryeministrin të qeverisë vetëm me emra civilë.

“Kandidatura e Sandër Lleshaj vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, kurse Kushtetuta detyron që ministri të jetë autoritet civil ndaj çështja Lleshi paraqet një problematikë themelore kushtetuese”, – thuhet në shkresën që Meta i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për informacion shterues për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (Lleshaj).

Kushtetuta thotë se ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose emërohen në detyra të tera shtetërore, përfshirë ministrin.

Meta thotë se për këtë argument, Kryeministri Edi Rama është informuar qartësisht duke iu saktësuar se kemi të bëjë me një ndalim kushtetues, por sërish e ka dërguar për dekretim emrin e Lleshit e sërish pa informacione shtesë.

E për më tepër, thotë Presidenti, vetë Rama e shpalli Lleshin ministër të Brendshëm duke e trajtuar atë publikisht me gradën Gjeneral.

Në këto kushte, Presidenti ka parashtruar 14 pyetjet e mëposhtme për të cilat kërkon përgjigje e më pas të vendosë nëse do ta dekretojë ose jo Lleshin. /noa.al/

Pyetjet Josekrete Noa.al by on Scribd